TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Dhjetor 2024, 15:13

Lufta në Lindjen e Mesme, kërcënon Izraeli: Nëse armëpushimi bie, s’do të bëjmë më dallime mes Libanit dhe Hezbollahut

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, kërcënon Izraeli: Nëse

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Katz ka kërcënuar se nëse prishet armëpushimi i vendosur në Liban, nuk do të bëjnë më dallime mes ushtrisë së Libanit dhe Hezbollahu.

Reuters citon Katz, i cili po vizitonte veriun e Izraelit , duke thënë se qeveria libaneze duhet të autorizojë ushtrinë libaneze për të zbatuar pjesën e saj, për të mbajtur Hezbollahun larg Litanit dhe për të çmontuar të gjithë infrastrukturën.

Nëse armëpushimi bie, nuk do të ketë më përjashtime për shtetin e Libanit. Ne do ta zbatojmë marrëveshjen me ndikim maksimal dhe zero tolerancë. Nëse deri më tani kemi bërë dallime mes Libanit dhe Hezbollahut, nuk do të jetë më kështu”, tha ai.

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra që ndalojnë civilët në Libanin fqinj të kthehen në dhjetëra fshatra në jug, ku dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre.

Shumë izraelitë në veri të Izraelit gjithashtu u është dashur të ikin, për shkak të shkëmbimeve të vazhdueshme zjarri midis Hezbollahut dhe IDF që nga 7 tetori 2023.

Lini një Përgjigje