
Kur kanë kaluar disa orë nga takimi i Alaskës, ku presidentët Putin dhe Trump u takuan pa prodhuar një marrëveshje lidhur me Ukrainën, ende nuk kemi një reagim nga Kievi.
Volodymyr Zelensky, i cili nuk u ftua në samit, gjithashtu nuk ka bërë ende ndonjë koment publik.
Pas një takimi me udhëheqësit evropianë të mërkurën, Trump premtoi se telefonata e tij e parë pas bisedimeve në Alaskë do të ishte me udhëheqësin ukrainas.
Në një intervistë pas bisedimeve, Trump i kërkoi Zelensky-t të “bënte një marrëveshje”.
"Ata po luftojnë me një makinë të madhe lufte dhe ne, mendoj, jemi afër një marrëveshjeje, por nuk më pëlqen ta them. Gjithmonë them, nëse jam vërtet afër, them 50-50 sepse shumë gjëra mund të ndodhin.
Por mendoj se Presidenti Putin do të donte ta zgjidhte problemin dhe ishte një problem që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Të gjitha ato familje kanë humbur dikë dhe unë kam një libër me mijëra njerëz.
Atë ma paraqitën sot. Mijëra njerëz, të burgosur do të lirohen", tha Trump.
Lini një Përgjigje