TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2025, 01:50

"Do telefonoj NATO-n dhe Zelensky-n", Trump nuk përmend armëpushimin pas takimit me Putin

Shkruar nga Pamfleti

"Do telefonoj NATO-n dhe Zelensky-n", Trump nuk përmend

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “bënë disa përparime” dhe “përparim të madh” në takimin e tyre dypalësh, por shtoi se “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”.

“Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do të telefonoj Presidentin [Volodymyr] Zelensky dhe do t'i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump pas samitit të sotëm në Anchorage, Alaska.

“Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, tha Trump, duke shtuar, “nuk arritëm atje ku duhej, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.”

Trump shtoi se Ukraina do të duhet të “pajtohet” me atë që Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff dhe të tjerë në administratën e tij diskutuan me Putinin sot, megjithëse ai nuk dha hollësi mbi ndonjë kornizë për një marrëveshje. Ra në sy fakti se nuk u përmend armëpushimi. 

"Do të filloj të bëj disa telefonata dhe t'u tregoj atyre se çfarë ka ndodhur", tha Trump.

Lini një Përgjigje