
Mbyllet pas 3 orësh takimi i Alaskës...
Takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska ka përfunduar pas afro tre orësh. Ende nuk dihen rezultatet e takimit.
Konfirmohet se Vladimir Putin do t'i bashkohet Donald Trumpit në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Takimi i nivelit të lartë midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin nisi rreth orës 21:35 (ora shqiptare) me dyer të mbyllura në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë.
Trump shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.
Kurse Presidenti rus shoqërohej nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe këshilltari presidencial Yuri Ushakov. Ky i fundit më herët ka shërbyer si ambasador i Rusisë në SHBA.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin shtrënguan duart në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i Kremlinit qëndruan përpara mediave për t’u fotografuar, por nuk ju përgjigjën asnjë pyetjeje që u bë nga reporterët.
"President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim”, pyeti një gazetar.
Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin.
Kurse një tjetër pyeti "a do ta ndaloni vrasjen e civilëve"?
Por asnjë prej dy presidentëve nuk u përgjigj.
Lini një Përgjigje