TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2025, 22:55

Ekipi i Trump shfrytëzon takimin në Alaskë për të mbledhur donacione

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi i Trump shfrytëzon takimin në Alaskë për të

Gjatë bisedimeve me Vladimir Putinin në Alaska, ekipi i Donald Trump u dërgoi mbështetësve një email duke u kërkuar donacione, të titulluar: "TRUMP NË ALASKA! ME PUTININ!" Në mesazh, raportuan Sky News dhe NBC, presidenti e quajti takimin "me shumë rëndësi për botën" dhe akuzoi demokratët se donin që ai të dështonte. "Askush në botë nuk di si të bëjë biznes si unë!" shkroi ai, duke njoftuar nisjen e "Trump Blitz" dhe duke ftuar çdo "patriot" të kontribuojë 10 dollarë para "afatit kritik" të mesnatës.

Ndërkohë, në periferi të samitit, grupe mbështetësish u mblodhën pranë vendit të bisedimeve në Anchorage, Alaska, për të treguar mbështetjen e tyre për presidentin në një ditë që ai vetë e quajti "vendimtare".

 

Lini një Përgjigje