
Presidenti amerikan,Donald Trump i dorëzoi personalisht homologut rus, Vladimir Putin, një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, në samitin që u zhvillua në Alaska.
Në letër ngrihej çështja e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, thanë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zonja e parë, e cila ka lindur në Slloveni, nuk ishte në Alaska, por zyrtarët thanë se letra e saj përmendte rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës.
Qeveria në Kiev vlerëson se të paktën 19500 fëmijë janë rrëmbyer dhe janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre dhe territoret e pushtuara nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme këtu në Ukrainë, ku shumë besojnë se nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje paqeje pa një marrëveshje për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve.
Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve.
Lini një Përgjigje