
Talat Xhaferi i cili pritet të zgjidhet mandatar i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, fjalimin e tij para deputetëve e ka nisur në gjuhën shqipe.
Ai ka thënë se edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare, për të si mandatar i kësaj qeverie, nuk ka dallim nëse është fjala për një ose 100 dite të qeverisë teknike.
Xhaferi ka deklaruar se këtë detyrë do ta vlerësojë dhe do t’i qaset në mënyrë profesionale.
“Duke marrë parasysh që kjo qeveri është vazhdim i qeverise paraprake, unë dhe qeveria që do të udhëheq do të vazhdojmë më aplikimin e politikave të kaluara. Puna e qeverisë do të zbatohet në parimin e respektimit të plote të ligjeve, përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta parlamentare. Do ketë vazhdimësi në zbatimin e praktikave dhe programeve të suksesshme, mbajtjen dhe avancimin e aktivitetit strategjik me Bashkimin Evropian. Për të qenë konsekuentë ndaj këtyre veprimeve, qeveria do të fokusohet në aktivitetin politik e shtetëror. Sa i takon integrimit në BE, qeveria do t’i respektojë të gjitha proceset e nisura”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje