TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 11:26

Sulm me armë në një kishë në Stamboll, raportohet për viktima

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë në një kishë në Stamboll, raportohet

Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kishën katolike të Santa Maria në Stamboll, gjatë meshës.

Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve DHA, një person ka humbur jetën.

Mediet turke raportojnë se dy persona të maskuar kanë hyrë në kishën katolike Santa Maria në lagjen Sariyer të Stambollit gjatë meshës dhe kanë hapur zjarr ndaj njerëzve brenda sallës.

Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya theksoi se ka nisur një hetim për incidentin, duke shtuar se gjatë meshës në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, një burrë që po merrte pjesë në shërbim u sulmua me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Për këtë çështje ka nisur një hetim i gjerë dhe po punohet për kapjen e autorëve.

stamboll sulm me armë viktima

Lini një Përgjigje