TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 09:27

Hetimi për gjenocid dhe poshtërimi i Izraelit

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi për gjenocid dhe poshtërimi i Izraelit
Gaza

Dikur ishte një popull që vuajti një holokaust ndërsa tani Izraeli është një shtet që do të hetohet për gjenocid.

Për vitet në vijim, Izraeli do të përballet me poshtërimin e hetimit dhe gjykimit për gjenocid në gjykatën më të lartë të OKB-së. Kjo është padyshim një goditje e madhe për Izraelin.

Gjyqtarët janë mjaft të shqetësuar për mundësinë që Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, ata ndihen të detyruar ta urdhërojnë atë të bëjë gjithçka që ka në fuqi për të shmangur një gjë të tillë.

Ata gjithashtu ndjejnë nevojën për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo nxitje gjenocidale nga zyrtarët izraelitë.

Është e rëndësishme të thuhet se gjyqtarët janë gjithashtu "të shqetësuar rëndë" për fatin e pengjeve izraelitë që mbahen në Gaza dhe kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte.

Por ata janë gjithashtu më të shqetësuar për situatën humanitare në Gaza, për të cilën thonë se është katastrofike.

Vendimi i Gjykatës u vendos pasi hetoi gjendjen e rëndë të civilëve në Gaza, mijëra të vdekur dhe gati dy milionë banorë, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Izraeli duhet të marrë masa të menjëhershme dhe efektive për të mundësuar ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjentisht dhe ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, thuhet në vendim.

Kritikët e qeverisë izraelite brenda Izraelit dhe më gjerë shprehen se mund të kishin shmangur shumë nga kjo nëse do të ishte bërë më shumë nga Netanyahu në ofensivën e tij ushtarake. Nëse ai do të kishte ofruar më shumë ndihmë humanitare, në vend që të detyronte qindra mijëra palestinezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të kërkonin strehim në dimër në kushte të mjerueshme.

Nëse zyrtarët izraelitë si dhe kryeministri do të përmbaheshin nga deklaratat e përsëritura ekstreme që iu referoheshin shkatërrimit të Gazës, vendi mund të ishte kursyer nga shumica e dënimit në vendim.

Izraelitët mund të pretendojnë se fjalët e tyre janë nxjerrë jashtë kontekstit retorik ose janë thënë në momente ankthi dhe traume ekstreme, por, në shqyrtimin e ngritur në seancat dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ata bënë shumë për të dëmtuar çështjen e Izraelit dhe dënimin ndaj tij. /Përshtati “Pamfleti” nga “Sky News”

izrael gjenocid gaza okb hamas palestinë

Lini një Përgjigje