TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 09:10

Paqe në Europë? Rusia: Jemi të gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Paqe në Europë? Rusia: Jemi të gatshëm për të

Rusia është e gatshme për të gjetur një rrugë të përbashkët diplomatike me Ukrainën dhe për të rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i Departamentit të Dytë të vendeve të CIS në Ministrinë e Jashtme ruse, Alexey Polishchuk, tha se nuk ka asnjë shpresë që Perëndimi do të ndryshojë qasjen e tij ndaj marrëdhënieve me Ukrainën.

"Udhëheqësit aktual të Kievit janë kukulla të Uashingtonit, Londrës dhe Brukselit. Ata përfitojnë nga përshkallëzimi i krizës ukrainase, të cilën ata po e përdorin jo vetëm për të përmbushur qëllimin për t'i shkaktuar një "disfatë strategjike" Rusisë, por gjithashtu të zbatojnë masa që synojnë dobësimin e ekonomive të konkurrentëve të tyre nga Evropa kontinentale, të cilët janë zombifikuar nga 'kërcënimi rus' dhe nuk i kuptojnë kërcënimet reale për sigurinë e tyre", tha diplomati në një intervistë për TASS.

Më tej diplomati është shprehur se Rusia ka qenë gjithmonë e hapur ndaj propozimeve diplomatike dhe të kapërcejë krizën midis dy vendeve.

"Nga ana e saj, Rusia ka qëndruar gjithmonë e hapur ndaj propozimeve vërtet thelbësore se si të kapërcehet kriza aktuale përmes metodave politike dhe diplomatike", tha ai.

rusia ukraina marrëdhënie diplomatike

Lini një Përgjigje