
Sapo SHBA dha dritën jeshile për t'i shitur Turqisë 40 avionë luftarakë F-16 dhe për të modernizuar 79 të tjerë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka filluar provokimet ndaj Greqisë.
Duke folur para kandidatëve të partisë së tij për zgjedhjet komunale në Izmir, presidenti turk tha se “lufta jonë nuk përfundoi duke e hedhur armikun në detin e Izmirit”!
“Rajonet e Marmarasë dhe të Egjeut janë rajonet ku u vunë themelet e para të historisë sonë mijëravjeçare”, shtoi presidenti turk.
Erdogan u përmbajt nga retorikat nxitëse ndaj Greqisë, pasi SHBA nuk mund të jepte “po”-në në Kongres për shitjen e avionëve luftarakë, nëse ai do të vazhdonte me provokimet ndaj Athinës.
Megjithatë, diplomatët grek vlerësojnë se tonet e larta të përdorura nga Erdogan lidhen edhe me proceset e brendshme në Turqi, pasi opozita e akuzon Erdoganin se Turqia, si një bashkëprodhuese e F-35, brenda pak vitesh doli jashtë programit për luftëtarin e gjeneratës së 5-të që do të dërgohen në Athinë dhe tani po feston blerjen e f-16-ve.
Siç u bë e ditur nga SHBA, Turqia kërkoi blerjen e 40 avionëve të rinj F-16 dhe modernizimin e 79 avionëve ekzistues F-16 në nivelin Viper.
Lini një Përgjigje