
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka njoftuar se vendi do të marrë deri në 40 avionë luftarakë F-35 të gjeneratës së pesë, si dhe fregata, tanke dhe materiale të tjera mbrojtëse.
Njoftimi i Greqisë vjen një ditë pasi i njëjti veprim u ndërmorr nga Turqia por në blerjen e avionëve më pak të fuqishëm, ato F-16.
Kjo vjen në kuadër të mbrojtjes së Greqisë përmes rritjes së fuqisë mbrojtëse në tokë, det dhe ajër.
Sipas Mitsotakis kjo është një ditë shumë e rëndësishmë për mbrojtjen dhe diplomacinë greke.
“Në një periudhë pasigurie, vendi ynë rikonfirmon se qëndron me seriozitet dhe pjekuri gjeopolitike në hartën ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë u shërben të drejtave të tij kombëtare me mburojën e mbrojtjes së tij. Në rrugën e stabilitetit dhe paqes gjithmonë me krenari dhe besimi kombëtar”, ka thënë kreu i qeverisë greke.
Blerja do të kryhet nëpërmjet një granti 30 milionë dollar nga Kongresi.
Nga ana tjetër, vetëm një ditë më parë është njoftuar blerja nga Turqia për 23 miliardë dollar e 40 avionëve luftarakë F-16.
Për herë të parë, ajo bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO krijoi vonesa edhe në blerjen e avionëve.
Lini një Përgjigje