
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:15) në një ndërtesë në Torino të Italisë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se pesë persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Një dymbëdhjetëvjeçar pësoi djegie në 30% të trupit, ndërsa një vajzë gjashtëvjeçare u plagos si pasojë e një muri që u shemb.
Ekipi i kërkim shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për të gjetur një person që rezulton i zhdukur, shkruan La Repubblica.
Sipas shërbimit zjarrfikës, shpërthimi ndodhi në një papafingo në katin e sipërm të ndërtesës dhe më pas u përhap edhe në dy apartamente të tjera.
Lini një Përgjigje