
Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, tha se Rusia javët e fundit ka intensifikuar bombardimet ndaj shtetit fqinj.
Mes bisedimeve të bllokuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, Wadephul u shpreh se “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste, pasi nuk dëshiron negociata, por do kapitullim”.
“Liria dhe pavarësia e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e politikës tonë të jashtme dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme gjermane.
Kryediplomati gjerman shtoi se Rusia dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetëve.
Lini një Përgjigje