
Kryeministri izraeli Benjamin Netanyahu tha se fitorja në konfliktin me Iranin ka hapur mundësi të mëdha për Izraelin, si në planin ushtarak ashtu edhe në atë diplomatik.
Gjatë një takimi me oficerët e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme (SHABAK), Netanyahu tha se ushtria izraelite u përball me Iranin ndërsa theksoi se fitorja ka privuar armikun nga avantazhet e tij. Ai shtoi se ushtria ka përparuar fushën e mbrojtjes dhe ofensivës.
“Dua t’ju informoj se, si rezultat i kësaj fitoreje, janë hapur mundësi të reja – para së gjithash, për lirimin e pengjeve”, tha Netanyahu.
Netanyahu u shpreh se, përveç Iranit, Izraeli është ende i përkushtuar në përballjen me Hamasin dhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar organizatën si një kërcënim të vazhdueshëm.
“Besoj se do të arrijmë të dy qëllimet: zgjidhjen e çështjes së Gazës dhe mposhtjen përfundimtare të Hamasit”, theksoi ai.
Kryeministri izraelit la të kuptohet se pas këtij suksesi, po shfaqen gjithashtu perspektiva më të gjera rajonale, duke nënkuptuar një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shtetet arabe dhe përparim në iniciativat e paqes.
Lini një Përgjigje