
Raporti i grupit të aktivistëve “Lost in Europe Projekt” ka deklaruar një numër të lartë minorenësh të humbur, të cilit vijnë ilegalisht në Evropë.
Më shumë se 50,000 minorenë të pashoqëruar, janë zhdukur pasi kanë ardhur ilegalisht në Evropë dy vitet e fundit. Numrin më të lartë e ka Italia me 23,000 minorenë të zhdukur.
“Italia kishte numrin më të madh të të zhdukurve të mitur me 22,899, e ndjekur nga Austria (20,077), Belgjika (2,241), Gjermania (2,005), Zvicra (1,226),” tregonin të dhënat e, mbledhura në 13 vende evropiane në vitet 2021 – 2023.
Aktivistët shtonin se shifrat mund të jenë më të larta prej mungeses së informacioneve, pasi shumë vende evropiane nuk mbajnë të dhëna minorenët e pashoqëruar të zhdukur.
“Këto shifra shokuese tregojnë se sa serioze është çështja”, thuhej në raport.
Zbulimet mbështeteshin nga “Aagje Ieven”, e agjencisë evropiane për fëmijët e humbur, e cila tha: Ky numër i minorenëve të pashoqëruar, shërben si një kujtesë për ajsbergun gjigant që fshihet nën sipërfaqe.
Lini një Përgjigje