TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 16:22

Sulmi me shpatë në Londër, ndërron jetë 14-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me shpatë në Londër, ndërron jetë

Një djalë reth 13-14 vjeçar, i cili ishte në mesin e pesë personave të plagosur me thikë në Londër ka ndërruar jetë. Ai dhe disa persona të tjerë, përfshirë dy oficerë policie u goditën me thikë sot pranë stacionit të metrosë Hainault, në veri-lindje të Londrës. I mituri nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve të marra.

Oficerët u lajmëruan se ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit. Kryeministri britanik Rishi Sunak foli për një "incident tronditës" dhe tha se ishte në kontakt me familjet e tyre. Katër personat e tjerë të plagosur janë ende në spital.

Sulmi me shpatë në Londër, ndërron jetë

Një dëshmitar, i cituar nga mediat britanike, raportoi se kishte parë një burrë "duke vrapuar me një shpatë samurai". Ai  "kishte therur katër persona pasi përplasi furgonin e tij në një shtëpi". Para se të arrestohej, sulmuesi  sulmoi edhe dy oficerë.

Policia e Londrës konfirmoi më vonë se një 36-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe tani ndodhet në paraburgim. “Ne nuk besojmë se ka ndonjë kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin në tërësi. Nuk po kërkojmë asnjë të dyshuar tjetër. Ky incident nuk rezulton të ketë lidhje me akte terroriste ”, ka thënë policia.

 

Lini një Përgjigje