
President i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka thënë se shpërndarja e ngadaltë e armëve po i jep një dorë Rusisë për të sulmuar territoret e saj.
Në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelensky konfirmoi se një pjesë e ndihmave kishte filluar të mbërrinte, por shtoi se ajo duhej të shpërndahet më shpejt, për të fituar kohë përballë agresionit rus.
''Ushtria ruse tani po përpiqet të përfitojë nga një situatë kur ne jemi duke pritur për furnizime nga partnerët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e frontit'', tha ai.
Stoltenberg shtoi se ai ishte optimist se dorëzimi i armëve do ta ndryshonte situatën.
''Aleatët tanë po shohin se çfarë mund të bëjnë më shumë dhe unë pres njoftime të reja së shpejti. Kështu që ne po punojmë shumë për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës'', tha Stoltenberg.
Komentet e tij vijnë pasi SHBA miratoi pak ditë më parë një paketë prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Kievin.
Lini një Përgjigje