TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 13:15

Kërcënon Netanyahu: Do të sulmojmë Rafah-un me ose pa marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënon Netanyahu: Do të sulmojmë Rafah-un me ose pa

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të hyjë në qytetin e Rafahut në Gazën jugore për të shkatërruar Hamasin me ose pa një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Ai shtoi se nocioni i përfundimit të luftës përpara se Izraeli të ketë arritur objektivat e tij nuk është një opsion.

“Ideja se ne do t’i japim fund luftës përpara se të arrijmë të gjitha objektivat tona është e papranueshme. Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të zhdukim të gjitha batalionet e Hamasit atje, me ose pa marrëveshje, për të arritur fitoren totale”, theksoi ai.

netanyahu rafah sulm

Lini një Përgjigje