TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 10:30

Nga “Russiagate” tek “Chinagate”, gjuetia e pandalshme e Evropës në kërkim të spiunëve

Shkruar nga Federico Giuliani

 

Nga “Russiagate” tek “Chinagate”, gjuetia e pandalshme e
Spiunazhi /

Nga Rusia në Kinë: nuk mund të përjashtohet mundësia që ky ndryshim ritmi, të pasqyrojë edhe fillimin e një epoke të re. Një epokë në të të cilin armiku kryesor i Perëndimit, do të ketë karakteristikat e një “Dragoi” (kineze) dhe jo më të një “Ariu” (ruse)

Brukseli është porta hyrëse për në Parlamentin Evropian dhe selinë e NATO-s. Ndërkohë Londra, është zemra e Anglo-sferës dhe qendra kryesore financiare e rajonit, pavarësisht Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Pastaj është edhe Drezdeni, qyteti ku sapo është arrestuar një ndihmës i eurodeputetit Maximilian Krah , kandidati kryesor për zgjedhjet evropiane të qershorit për partinë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Bruksel-Londër-Drezden:këto do të duken sikur janë majat e trekëndëshit të supozuar të spiunazhit të ndërtuar nga Kina në Evropë. Ose të paktën gjykuar nga ngjarjet e fundit që janë vënë në qendër të vëmendjes së medias, politikës dhe opinionit publik. Zilja e fundit e alarmit erdhi pikërisht nga Gjermania.

Policia lokale burgosi një person të quajtur Jian G., anëtar i stafit të eurodeputetit Krah, me akuzën se ishte spiun me listë-pagesën e Pekinit. “I pandehuri i transmetoi në mënyrë të përsëritur klientit të tij të shërbimit sekret kinez, të dhëna në lidhje me negociatat dhe vendimet e Parlamentit Evropian”- shpjegoi në një deklaratë zyra e prokurorisë gjermane.

Ndërsa pret që hetimet të ndjekin rrjedhën e tyre, Krah ka mohuar të kishte dijeni për aktivitetet e supozuara të ndihmësit të tij. Ndërkohë AfD - aktualisht në vendin e dytë në preferencat e votuesve gjermanë - ka përfunduar në qendër të kritikave dhe sulmeve.

Kryqëzata kundër spiunëve (të supozuar) kinezë

Në fillim ishin “spiunët rusë “. Ndërsa shënjestra ndaj institucioneve evropiane është zhvendosur më në lindje, dhe po drejtohet drejtpërdrejt nga Pekini. Sezoni i gjuetisë së “spiunëve kinezë “ sapo ka nisur. Madje ai është përshkallëzuar paralelisht me përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike mes Perëndimit dhe Kinës.

Para skandalit të Krah, po në Gjermani, autoritetet kishin arrestuar 3 persona të “shumë të dyshuar” se kishin dhënë informacion mbi teknologjinë ushtarake shërbimeve sekrete të “Dragoit”, siç etiketohet ndryshe Kina. Protagonistët e historisë? Hervig F., Ina F. dhe Tomas R.

Prokuroria e përshkroi Tomas R. si agjent të një punonjësi të Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të Kinës (MSS) , ndërsa Hervig F. dhe Ina F. si 2 menaxhonin si bashkëshortë  një kompani në Dyseldorf. Duket se nëpërmjet kompanisë së tyre, çifti kishte lidhur një “marrëveshje bashkëpunimi “ me një universitet gjerman, i cili përfshinte përgatitjen e një studimi për një partner kinez mbi pjesët strategjike të makinerive për funksionimin e motorëve të fuqishëm të anijeve, përfshirë ato të luftës.

Por pas kontraktorit kinez ishte një punonjës i MSS, i cili dyshohet se i jepte urdhra Tomas R., ndërsa i gjithë projekti financohej nga agjencitë shtetërore kineze. Ambasada kineze në Berlin mohoi akuza të tilla, duke i kërkuar Berlinit “të ndalojë përdorimin e akuzës së spiunazhit për të njollosur Kinën”.

Njëkohësisht, më në veri, në Britaninë e Madhe, një studiues parlamentar britanik është akuzuar për spiunazh për llogari të Kinës. Kristofer Kesh - i punësuar si studiues nga kryetarja e Komitetit Konservator të Punëve të Jashtme Alisha Kerns - u akuzua për “dhënie të informacioneve konfidenciale për një shtet të huaj:Kinën”.

Nga “Russiagate” tek “Chinagate”?

Siç e dimë, spiunazhi është lojë e padukshme midis disa palëve, në të cilën kanë marrë pjesë gjithmonë fuqitë e mëdha. Që të gjitha pa asnjë përjashtim. Prandaj është normale, që kur zbulohet raste të bujshme të ndodhin arrestime dhe hetime.

Megjithatë, pika e moskthimit kalohet kur kontrolli i nevojshëm për agjentët të infiltruar e të papërcaktuar në listë-pagesat e vendeve të huaja, shndërrohet kthehet në një gjueti shtrigash obsesive. Ose më keq akoma:në një kryqëzatë ideologjike, që nuk kufizohet vetëm tek shënjestrimi i fajtorëve të mundshëm.

Përkundrazi shtrihet tek gjithçka mund të lidhet me armikun e momentit. Të Gjelbrit Evropianë (dhe jo vetëm ata), këmbëngulin që presidentja aktuale e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, të përshpejtojë hetimin për lidhjet midis jo pak eurodeputetëve dhe fuqive të huaja.

Një veprim më se legjitim, me kushtin që ky hetim të mos përmbajë vetëm dhe ekskluzivisht një pretekst gjeopolitik. Në këtë rast, nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar më mirë konturet e skandalit “Russiagate”, sepse tani në qendër të vëmendjes është një tjetër skandal ende i mjegullt, “Chinagate”.

Nga Rusia në Kinë: nuk mund të përjashtohet mundësia që ky ndryshim ritmi, të pasqyrojë edhe fillimin e një epoke të re. Një epokë në të të cilin armiku kryesor i Perëndimit, do të ketë karakteristikat e një “Dragoi” (kineze) dhe jo më të një “Ariu” (ruse)./Përshtati Pamfleti nga “Il Giornale”

russiagate chinagate gjuetia e pandalshme e evropës në kërkim të spiunëve

Lini një Përgjigje