TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 09:50

Vuçiç humb kontrollin gjatë konferencës, përplaset me gazetaren

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç humb kontrollin gjatë konferencës, përplaset
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference me mediat të hënën, humbi plotësisht kontrollin dhe u përplas me një nga gazetarët e pranishëm.

Përplasja ndodhi kur atij iu parashtrua një pyetje nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

Analistja Ivana Stradner deklaroi se Serbia synon të heqë dorë nga rruga drejt Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it.

Kjo bëri që presidenti Vuçiç të përgjigjej me ironi duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiç i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.

aleksandër vuçiç

Lini një Përgjigje