TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 07:57

Të shtëna me armë në Karolinën e Veriut, katër policë të vrarë dhe katër të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Karolinën e Veriut, katër

Katër policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë në Charlotte, të Karolinës së Veriut, dhe një i dyshuar u gjet i vdekur, tha policia e këtij shteti të hënën.

Ngjarja ndodhi në një banesë në Charlote, ndërsa efektivët gjatë një operacioni arrestuan një person.

Shefi i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, Johnny Jennings tha në një konferencë për shtyp se tre oficerët që u vranë ishin pjesë e një ekipi federal të përbërë nga oficerë të disa agjencive të shumta.

“Sot është një ditë absolutisht tragjike për qytetin Charlotte dhe për organet e rendit. Sot ne humbëm heronj që punonin për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, tha ai.

Oficerët e vrarë kishin shkuar për të arrestuar një ish-të dënuar për armëmbajtje të paligjshme. Ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari dhe ai hapi zjarr ndaj oficerëve.

Pas neutralizimit të sulmuesit, policia ka hyrë në shtëpi, ku megjithatë janë qëlluar nga një person tjetër.

Zoti Jennings tha se besohet se të paktën njëri prej tyre kishte qëlluar mbi oficerët. Përveç tre oficerëve të vrarë, Jennings tha se katër pjesëtarë të Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg që shkuan në vendin e ngjarjes, u qëlluan. Një oficer është në gjendje kritike, tre të tjerët janë në gjendje të qendrueshme.

charlotte karolina e veriut

Lini një Përgjigje