
40 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Në qytetin e Gazës, në veri të enklavës, avionët luftarakë izraelitë goditën dy shtëpi, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Me rënien e natës, nga një sulm ajror izraelit në një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, mbetën të vrarë tre palestinezë, duke përfshirë një gazetar lokal, thanë mjekët dhe mediat e Hamasit.
Gjashtë persona të tjerë u vranë në zona të tjera qendrore të Gazës në sulme të veçanta ajrore izraelite, shtuan ata.
Ushtria izraelite njoftoi se dhe dy ushtarë u vranë në qendër të Gazës të dielën.
Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, aleat të Hamasit, tha se hodhi raketa në Izrael duke sinjalizuar se grupi ishte ende në gjendje të kryente sulme me raketa, pas gati shtatë muajsh ofensivë ajrore dhe tokësore izraelite.
Lini një Përgjigje