TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2024, 18:01

“Armëpushimi është humbje poshtëruese”, Netanyahu mes presionit të SHBA dhe aleatëve në qeverisje

Shkruar nga Pamfleti

“Armëpushimi është humbje poshtëruese”,

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet nën një presion të madh për sa i përket planit për të filluar ofensivën tokësore në Rafah.

Krahu ekstremist i kabinetit të drejtuar nga Bezalel Smotrich, kërkon nga Netanyahu një fillim sa më të shpejt të ofensivës, në të kundërt sipas tyre, qeveria e Netanyahut nuk ka pse të ekzistojë.

Një armëpushim do të ishte një humbje poshtëruese. Nëse nuk arrin të zhdukë Hamasin, një qeveri e kryesuar nga ju nuk do të ketë të drejtë të ekzistojë”, tha Smotrich

Deklarata e Smotrich u mbështet edhe nga ministri i rendit Itamar Ben-Gvir, i cili ripostoi në rrjete sociale një koment të 30 janarit të bërë gjatë një raundi të mëparshëm bisedimesh për armëpushim me Hamasin.

Një marrëveshje e papërgjegjshme është baraz me shpërbërjen e qeverisë”, theksoi ai.

Zyra e Netanyahut dhe partia e tij konservatore Likud nuk kanë dhënë një përgjigje ndaj deklaratave të ministrave.

Sakaq, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për zhvillimin e një bisede të tensionuar midis Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën i kërkon përgatitjen sa më shpejt të një plan humanitar për banorët e Gazës.

Telefonata zgjati më pak se një orë dhe dy liderët ranë dakord që barra e përgjegjësisë t’i mbetet Hamasit për të pranuar ofertën e fundit për negociata

netanyahu armepushim izrael

Lini një Përgjigje