TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2024, 17:14

Ringritja e ekstremistëve në Europë, neofashistët shfaqen sërish në Itali dhe nderojnë Musolinin! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ringritja e ekstremistëve në Europë, neofashistët shfaqen

Në vende si Gjermania dhe Italia, grupet ekstremiste kanë nisur të dalin në pah. Sot në Itali një grup neofashitësh u shfaqën për të bërë homazhe për 79 vjetorin e ekzekutimit të diktatorit fashist Benito Musolini.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane dhe ato ndërkombëtare, thuhet se tubim kishte rreth 150 pjesëmarrës dhe të gjithë ishin nga zona e Varezes në Milano.

Ata u shfaqën me veshje të zeza, ashtu sikurse uniformat fashiste dhe bënë thirrje në nderim të Musolinit, duke vendosur kurora më lule në vendin ku ai u ekzekutua në Como nga partizanët në 1945.    

Një grup tjetër neofashitës u shfaq në Dongo, aty ku Musolini u kap nga partizanët duke bërë nderime gjithashtu, por duke u përplasur me një grup qytetarësh që iu kundërvunë duke kënduar këngën e famshme të partizanëve  italianë ‘bella ciao’.

Lini një Përgjigje