TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2024, 15:41

“Pranim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE”, Baerbock: Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Shkruar nga Pamfleti

“Pranim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka bërë thirrje për pranimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Apeli i saj vjen ndërsa blloku shënon 20-vjetorin e zgjerimit të tij me 10 vende, në 2004-n.

Bashkimi Evropian qëndron për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ashtu si 20 vjet më parë, edhe një herë sot miliona evropianë shohin një mundësi dhe një premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së. Dhe ne nuk mund të lejojmë edhe një herë të bëjmë një brez të tërë të ulet në dhomën e pritjes së BE-së, si në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të humbasim mundësinë për ta bërë Bashkimin tonë më të madh dhe më të fortë dhe për këtë arsye edhe më të sigurt. Unioni ynë i paqes dhe lirisë është i hapur për anëtarë të rinj”, tha ministrja.

Shefja e diplomacisë gjermane ka theksuar se në mënyrë që anëtarësimi të jetë i suksesshëm, BE duhet të ndërrmarrë veprime konkrete.

Megjithatë, në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të tjera në Union të jetë i suksesshëm, ne duhet të sigurojmë që BE mbetet e aftë për të ndërmarrë veprime si brenda ashtu edhe jashtë. Përvoja e pasur e anëtarëve të BE-së që i janë bashkuar Unionit që nga viti 2004, vende që zotëruan me sukses një proces të gjatë transformimi, është veçanërisht e vlefshme këtu”,  u shpreh Baerbock.

Baerbock po ashtu ka nënvizuar se që nga nisja e luftës së Rusisë në Ukrainë, zgjerimi është bërë domosdoshmëri gjeopolitike.

“Zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan apo në lindje të BE-së janë shumë të rrezikshme. Ne nuk mund të përballojmë zona të tilla gri, pasi për Putinin ato janë një ftesë për të ndërhyrë dhe destabilizuar. Të tregosh përgjegjësi të guximshme do të thotë sot se ne duhet ta bëjmë Bashkimin tonë Evropian të përshtatshëm për të pranuar vende të reja”, ka përfunduar ministrja e jashtme Analena Baerbock.

ministrja e jashtme gjermane baerbock bashkimi europian ballkani perendimor

Lini një Përgjigje