Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili është përfshirë në një hetim gjyqësor ndaj gruas së tij, për të cilën thotë se është një fushatë destabilizimi e orkestruar nga opozita e djathtë, duket se është tërhequr nga vendimi për t’u dorëhequr.
Në pushtet që nga viti 2018, lideri socialist 52-vjeçar të mërkurën e kaluar pezulloi të gjitha aktivitetet e tij publike pasi një gjykatë e Madridit njoftoi hapjen e këtij hetimi paraprak për “korrupsion” dhe ” ndikim të padrejtë”.
Tre ditë më parë kryeministri Rama i dërgoi një mesazh mbështetje kryeministrit Sançez. Rama tha se ishte privilegj të ketë miqësinë e tij dhe mundësinë për të punuar me të në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojnë dhe luftojnë.
Kreu i qeverisë shqiptare e nxit homologun spanjoll të vazhdojë luftën.
“Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos dysho se e vërteta do të mbizotërojë”, e mbyll Rama.
Lini një Përgjigje