
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka lëshuar sot një deklaratë të fortë për mediat vendase.
Vuçiç thekson se shanset për anëtarësimin e Kosovës në KiE janë ende shumë të mëdha, por deklaron më tej se ndihet krenar që Beogradi po bën të pamundurën për ta parandaluar këtë.
“Kështu, ne respektojmë rregullat evropiane dhe gjithçka që kemi rënë dakord me evropianët dhe amerikanët”, tha Vuçiç.
Ai deklaroi se pas “vizitave të çuditshme” të Dora Bakojanis në Athinë, nuk është folur për formimin e asociacionit të komunave serbe si kusht për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, as për parandalimin e shpronësimeve të mëtejshme dhe formimit të të ashtuquajturave polici dhe stacionet ushtarake në veri të Kosovës.
Vuçiç po ashtu tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, familjeve të cilave u është mohuar drejtësia për 25 vjet, do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të paditur Serbinë dhe prandaj është e domosdoshme për ta që procesi i anëtarësimit të jetë i suksesshëm.
Lini një Përgjigje