Asnjë nga vendet e shumta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë një takimi me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç jua bëri të qartë të gjithë vendeve të Ballkanit, se asnjë nga vendet që synojnë anëtarësimin në BE, nuk do të bëhet pjesë e Unionit për arsye gjeopolitike!
Një deklaratë kjo që shuan shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, për tu anëtarësuar në BE për shkak të situatës së tensionuar në të cilën ndodhet Europa dhe Bota.
Të gjithë vendet e Ballkanit prisnin që lufta në Ukrainë dhe frika e ndikimit rus në Ballkan, do të bënte BE-në që të përshpejtonte procedurat për të lejuar anëtarësimin e tyre. Por Scholz e bëri të qartë, gjatë pritjes së presidentit të Malit të Zi në Berlin, se anëtarësim varet vetëm nga reformat.
Ai gjithashtu theksoi se Gjermania do të japë mbështetjen e saj, për të gjithë vendet që synojnë të anëtarësohen dhe bëjnë përpjekjet e duhura.
“Asnjë nga vendet e shumta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike. Por, a mund anëtarësohet Mali i Zi pas katër vjetësh? Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend (merit -based), pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e acquis evropaine. Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë”, deklaroi Scholz.
Më pas në një postim në platformën “X” pas takimit me Spajiç, Scholz shkroi se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe se do të ketë mbështetjen e Gjermanisë, për t’u anëtarësuar në BE.
“Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë”, ka shkruan Scholz.
Montenegro ist ein wichtiger Faktor der Stabilität im Westbalkan. Kein Land dort schreitet aktuell entschlossener voran, die Voraussetzungen für den EU-Beitritt zu schaffen. Bei seinem Besuch in Berlin habe ich Premier @MickeySpajic unsere Unterstützung für diesen Weg zugesagt. pic.twitter.com/sfoOojHYdz
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) April 29, 2024
Pavarësisht deklaratave të shumta nga zyrtarët e lartë të BE-së, si Von der Leyen dhe Charles Michel se anëtarësimi i Ballkanit duhet të përshpejtohet, Scholz vendosi “kufirin te thana”, duke jua bërë të qartë se e vetmja mënyrë është arritja e reformave. /Pamfleti
Lini një Përgjigje