TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 10:06

Finlanda në alarm: Rusia zhvendos raketat balistike në kufi

Shkruar nga Pamfleti

Finlanda në alarm: Rusia zhvendos raketat balistike në kufi

Mediat ruse njoftuan se Rusia planifikon të vendosë një sistem raketash balistike “Iskander” afër kufirit me Finlandën. Sipas tyre, kjo është një përgjigje ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO vitin e kaluar.

Analistët thonë se Finlanda po përballet me kërcënime të ndryshme sigurie nga Rusia që nga anëtarësimi i Helsinkit në NATO, i nxitur nga sulmi në shkallë të gjerë i Moskës ndaj Ukrainës.

Në fund të vitit të kaluar, mijëra emigrantë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë filluan të mbërrinin në kufirin Finlandë-Rusi për të kërkuar azil.

Helsinki mbylli kufirin në nëntor, duke akuzuar Kremlinin për përdorim të migracionit si armë. Finlanda po ndërton një gardh përgjatë një pjese të kufirit prej 1340 kilometrash me Rusinë dhe po shton patrullimet. Rusia mohon përpjekjet për të krijuar një krizë emigrantësh në kufirin finlandez. Moska e ka konsideruar anëtarësimin e Finlandës në NATO një “gabim historik” që do ta detyronte atë të merrte “kundërmasa”.

rusi finlande raketa balistike

Lini një Përgjigje