TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 10:10

Favore, komplote dhe hakmarrje; si Putin grabiti kompanitë e mëdha private në Rusi

Shkruar nga Pamfleti
Favore, komplote dhe hakmarrje; si Putin grabiti kompanitë e mëdha
Vladimir Putin

Lufta shkakton viktima në Ukrainë, por pasuron biznesmenët të cilët vazhdimisht kërkojnë favore nga Putin.

Edhe larg frontit, lufta e Vladimir Putin po sjell ndryshime të mëdha: ajo ka shkaktuar grabitjen më të madhe të burimeve që nga privatizimet e viteve 1990.

Ajo që mbeti nga të drejtat pronësore në Rusi u shpërbë nën goditjet e dy viteve të konfliktit. Çdo ndërmarrje dhe çdo lloj aksioneri rus ose i huaj, iu nënshktrua shtetëzimit me një vendim gjykate. Është vetëm çështje kohe: së shpejti ndonjë oligark i vjetër apo i ri, për sa kohë që ai është i dobishëm për Kremlinin, do ta fitojë biznesin me një çmim simbolik.

Kush pasurohet me luftë?

Lufta shkaktoi shumë viktima në Ukrainë, por pasuron biznesmenët të cilët vazhdimisht kërkojnë favore nga Putin. Biznesmenët ata që kontrollojnë shtetin për të shpronësuar, nacionalizuar dhe më pas shitur.

Ditët e fundit, kështu ka ndodhur me filialet ruse të kompanisë italiane “Ariston” italian dhe atë gjermane “Bosch”, por në 6 mujorin e fundit dhjetëra kompani të tjera perëndimore dhe qindra kompani vendase kanë pasur të njëjtin fat.

“Fortum Finlandez” dhe filiali i tij gjerman solli të ardhura në Rusi prej dy miliardë eurosh në 2021 që përfunduan falas nën kontrollin e Rosneft dhe në duart e Igor Sechin, një oligarku rus që ka qenë gjithmonë krahu i djathtë i Putinit.

Ish-guvernatori rajonal i Chelyabinsk Mikhail Yurevich u largua jashtë vendit pasi u përball me akuza për korrupsion dhe brenda pak ditësh iu konfiskua kompania “Makfa Group”, prodhuesi më i madh i makaronave në vend.

Oligarku Oleg Tinkov kritikoi "operacionin special ushtarak" në Ukrainë dhe u detyrua të shiste kompaninë e tij.

Alexandra Prokopenko, ish-këshilltare e Bankës së Rusisë dhe studiuese në Qendrën Carnegie Russia Eurasia në Berlin, tha se shpesh pas kapjes së një kompanie ka thjesht një oligark që dëshiron të marrë në dorë burimet dhe asgjë tjetër.

Grupet perëndimore mbahen peng

Nëse kjo mund të ndodhë me rusët, sigurisht që mund të ndodhë edhe me grupet perëndimore, të cilët në fakt e kanë bërë shumë të vështirë largimin.

Për të dalë nga situata, ata duhet të shesin me gjysmën e vlerës dhe të paguajnë një taksë të barabartë, me dekret, me 25% të xhiros së vitit të kaluar.

Për bankat kjo është e pamundur: Intesa Sanpaolo u përpoq të shiste dy herë aktivet e saj ruse, fillimisht Gazprombank dhe më pas menaxherëve lokalë, por u përball me veton e Kremlinit. Me institucionet e mëdha ruse nën sanksione, Putini kërkon që ato evropiane të mbeten në treg. Ata që u larguan në sektorë të tjerë e bënë këtë me një kosto më të lartë.

Arsen Kanokov, ish-kreu i republikës Kaukaziane të Kabardino-Balkaria, mori mbi 850 restorante McDonald's me zero rubla. Dy pronarë të shitjes së makinave, Alexander Varshavsky dhe Kamo Avagumyan, blenë fabrikat "Volkswagen" dhe "Hyundai" të Koresë së Jugut për rreth dhjetë milionë euro, të cilat mbulonin një të tretën e prodhimit të makinave në të gjithë Rusinë.

Putin dëshiron të tregojë se Rusia gjithashtu mund të vendosë sanksione, përtej bllokimit të gazsjellësve. Konfiskimi i Fortum-it dhe Uniper-it erdhi pas një vendimi nga një gjykatë e Leipzig-ut, e cila në mënyrë efektive vendos nën mbrojtje asetet gjermane të Rosneft.

Dhe më pas ka gjithmonë besnikët për të shpërblyer: filiali Danone, nën shpronësim, përfundoi me një aleat të ngushtë të kreut të Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov.

Sepse në thelb sistemi i pushtetit në Rusi është i tillë: gjysmë politikë e jashtme dhe gjysmë luftë me bandat; gjysmë ideologji perandorake, gjysmë mentalitet mafioz sipas të cilit mbijetojnë dhe do të shpërblehen vetëm më të vendosurit dhe më të besuarit.

Tashmë “Ariston” do të përfundojë në duart e një njeriu si ky. Dhe ky nuk do të jetë gllabërimi i fundit./ Përshtati: "Pamfleti", nga: "Corriere Della Serra"

hakmarrje putin grabitje kompani rusi

Lini një Përgjigje