TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 13:57

Presidenti gjerman: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, i rëndësishëm edhe për vetë Europën

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti gjerman: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në

Presidenti gjerman, Frank- Walter Steinmeier ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe anëtarësimin e shteteve  në BE.

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar me presidentin çek Petr Pavel, në Pragë, ai u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Europian është në interes strategjik për Gjermaninë, por edhe për vetë BE-në.

“Jam i sigurt se anëtarësimi në BE ka ndryshuar Republikën Çeke, por Çekia ka ndryshuar edhe Bashkimin Evropian. Edhe sot, zgjerimi i BE-së është me interes qendror strategjik për Gjermaninë, Çekinë dhe Bashkimin Evropian. Gjermania qëndron pranë perspektivës së anëtarësimit të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

europe be anetaresim presidenti gjerman

Lini një Përgjigje