
Ambasadori gjerman Oliver Owcza është përballur me një sulm të dhunshëm gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor ditën e sotme.
Studentët palestinezë në Universitetin Birzeit pranë Ramallah shënjestruan diplomatin, duke hedhur gurë drejt tij.
Incidenti ndodhi kur diplomati gjerman Owcza mbërriti në Muzeun e Palestinës, i vendosur brenda kampusit universitar.
Studentët teksa kanë parë ambasadorin gjerman kanë bërtitur ndërsa kanë kërkuar dhe largimin e tij.
Situata u përshkallëzua edhe më tej kur ata vunë në shënjestër makinën e ambasadorit dhe hodhën sende të forta.
Kujtojmë se në seancat dëgjimore që janë mbajtur në Hagë, Nikaragua ka argumentuar se Gjermania po lehtëson kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe po shkel Konventën e Gjenocidit duke i ofruar Izraelit ndihmë ushtarake dhe financiare.
Theksojmë se edhe pse Gjermania ka mbështetur me ndihmë ushtarake dhe financiare Izraelin, gjithashtu ka mbrojtur edhe të drejtat e palestinezëve dhe nevojën për një zgjidhje të konfliktit që përfshin krijimin e një shteti palestinez.
Lini një Përgjigje