
Shërbimi i Mbrojtjes Civile Palestineze njoftoi sot se më shumë se 10 mijë njerëz janë ende të zhdukur nën rrënojat në të gjithë Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmit izraelit më 7 tetor.
“Ne vlerësojmë se ka mbi 10,000 njerëz të zhdukur nën rrënojat e qindra shtëpive të shkatërruara që nga fillimi i agresionit izraelit”, thuhet në një deklaratë të Mbrojtjes Civile.
Shërbimi i Mbrojtjes Civile Palestineze theksoi se të zhdukurit nuk janë përfshirë në listën e numrit të vdekjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, “prandaj, numri i martirëve i kalon 44 mijë”.
Lini një Përgjigje