TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2024, 17:54

Netanyahu sfidon Hagën: Nuk keni autoritet mbi ne, akuzat tuaja njollë turpi

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu sfidon Hagën: Nuk keni autoritet mbi ne, akuzat tuaja njollë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë nuk ka asnjë autoritet mbi shtetin e Izraelit. Ai shtoi se mundësia e lëshimit të urdhër-arresteve për krime lufte kundër komandantëve të IDF dhe liderëve shtetërorë është një skandal në përmasa historike.

Kjo deklaratë vjen pasi The New York Times deklaroi se Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hage , do të lëshonte urdhër-arreste ndaj disa zyrtarëve izraelitë, përfshirë këtu dhe vetë Netanyahun.

“Do të jetë hera e parë që një vend demokratik, duke luftuar për jetën e tij sipas të gjitha rregullave të së drejtës ndërkombëtare, do të akuzohet për krime lufte. Nëse do të ndodhte, do të ishte një njollë e pashlyeshme për mbarë njerëzimin. Një krim urrejtjeje antisemitik, i cili do t’i shtonte karburant antisemitizmit. Qëllimi i kësaj mase nëse zbatohet, është të kërcënojë liderët dhe ushtarët e shtetit të Izraelit, në thelb të paralizojë kapacitetin mbrojtës të shtetit të Izraelit”, tha kryeministri izraelit.

Ai theksoi se qeveria izraelite dhe zyrtarët izraelitë, refuzojnë haptazi duke shtuar se asnjë vendim nuk do t’i ndalojë për të arritur objektivat e tyre të luftës.

“Qeveria izraelite dhe qytetarët izraelitë e refuzojnë haptazi. Unë dua ta bëj të qartë një gjë: asnjë vendim, qoftë në Hagë apo diku tjetër, nuk do të komprometojë vendosmërinë tonë për të arritur të gjitha objektivat e luftës: lirimin e të gjithë pengjeve tanë, fitorja e plotë ndaj Hamasit dhe premtimi se Gaza nuk përbën më kërcënim për Izraelin, si dhe për të rivendosur sigurinë dhe banorët e veriut", tha ai.

Netanyahu deklaroi se pret që liderët e botës të kundërshtojnë këtë hap të kësaj gjykate, pasi dëmton aftësitë vetëmbrojtëse të shtetit.

“Izraeli pret që liderët e botës së lirë të kundërshtojnë me vendosmëri këtë hap skandaloz, një hap që do të dëmtojë aftësinë vetëmbrojtëse jo vetëm të shtetit të Izraelit, por të të gjitha demokracive në botë. Izraeli pret që këto liderët përdorin të gjithë ndikimin e tyre dhe të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të ndalur këtë hap të rrezikshëm, i cili do të përbëjë një falimentim moral dhe historik”, shtoi Netanyahu.

 

benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje