TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2025, 20:12

Sherri Trump-Zelensky lumturon Moskën, këshilltari i Putin publikon takimin në Zyrën Ovale: Historike!

Shkruar nga Pamfleti

Sherri Trump-Zelensky lumturon Moskën, këshilltari i Putin publikon

Sherri i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale sot, ka bërë xhiron e botës. Një debat i cili kishte të bënte për kushtet e paqes me Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e SHBA-së, nuk kishte si të ishte jashtë vëmendjes së Rusisë.

Një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin, reagoi ndaj videos së shkëmbimit të nxehtë të Zyrës Ovale midis Zelenskyt dhe Trump duke e quajtur këtë përplasje si historike.

"Historike," shkroi në X, Kirill Dmitriev, CEO i Fondit të Investimeve Direkte Ruse dhe që mori pjesë në diskutimet e fundit midis SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite.

Situata kaotike e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Ukrainës duket se po i “shijon” Moskës e cila për momentin ndodhet në një pozicion tepër të favorshëm.

Dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev postoi në rrjetet sociale, duke thënë se Zelenskyi mori "një shuplakë në Zyrën Ovale".

Lini një Përgjigje