
Makina e Zelenskyt tani po pret jashtë për largimin e tij.
Konferenca e përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është anuluar.
Një burim i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për Reuters se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po largohet herët nga Shtëpia e Bardhë. Makina e Zelenskyt tani po pret jashtë për largimin e tij.
Kjo vjen pas bisedimeve të nxehta më herët, dhe një përditësim nga presidenti amerikan Donald Trump që tha se Zelenskyy "nuk ishte gati për paqe".
Një shenjë se sa keq shkuan bisedimet, tregon edhe postimi që presidenti amerikan Donald Trump bëri në rrjetet sociale duke thënë se ai ka vendosur se Zelensky nuk është gati për paqe.
“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, shkroi Trump në Truth Social.
Largimi para kohe i Zelenskyt, bëri që edhe marrëveshja për mineralet e rralla të tokës midis SHBA dhe Ukrainës të mos nënshkruhet. Ende nuk ka një reagim nga ana e Ukrainës për atë çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura, por në orët në vazhdim mund të kemi një pasqyrë më të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë që Zelensky në një reagim në rrjetin social "X", falenderoi SHBA-në, popullin amerikan dhe Kongresin për mbështetjen dhe mikëpritje e sotme. Ai theksoi se Ukraina ka nevoj për paqe të drejtë dhe se po punohet për diçka të tillë.
Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you @POTUS, Congress, and the American people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2025
Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.
"Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit. @POTUS, Kongresi dhe populli amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë", shkroi ai.
Lini një Përgjigje