
Debate, akuza dhe sherr me fjalë, kjo ka qenë situata e krijuar në takimin e presidenti Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenksy në Zyrën Ovale.
Debati ka vijuar për disa minuta. Zelensky e akuzoi Trumpin para mediave se ai mban anën e presidentit rus, Vladimir Putin.
Kjo deklaratë ka nervozuar Trumpin i cili shpërtheu duke thënë: "Unë nuk jam në linjë me askëd".
Më tej ai argumentoi se dalja e fortë kundër Presidentit rus Vladimir Putin do të ishte kundërproduktive për arritjen e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Epo, nëse nuk do të rreshtohesha me të dy, nuk do të kishit kurrë një marrëveshje. Ju dëshironi që unë të them gjëra vërtet të tmerrshme për Putinin dhe më pas të them: 'Përshëndetje, Vladimir. Si po ia dalim me marrëveshjen? Nuk funksionon kështu. Unë nuk jam në linjë me Putinin. Unë nuk jam në linjë me askënd. Unë jam në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të mirën e botës, jam në linjë me botën dhe dua ta mbaroj këtë gjë”, tha Trump
Duke iu referuar Zelenskit, Trump vazhdoi: "Ju e shihni urrejtjen që ai ka për Putinin - është shumë e vështirë për mua të bëj një marrëveshje me atë lloj urrejtjeje. Unë jam në linjë me botën. Unë jam në linjë me Evropën. Unë dua të shoh nëse do ta bëjmë këtë.”
Trump tha se një marrëveshje nuk do të arrihet përmes ashpërsisë ndaj Putinit.
“Doni të shihni të ashpërisë? Mund të jem kaq i ashpër, por kurrë nuk do të arrini një marrëveshje në këtë mënyrë", tha ai.
Lini një Përgjigje