
Një sasi prej një ton kokaine është sekuestruar në një anije peshkimi në Cornw2all të Anglisë, ndërsa 4 persona janë arrestuar.
Personat e arrestuar janë Michael Kelly, 45 vjeç, nga Portway, Manchester; Jon Paul Williams, 46 vjeç, nga St Thomas, Swansea; Patrick Godfrey, 30 vjeç, nga Port Tennant, Swansea; dhe Jake Marchant, 26 vjeç, pa adresë fikse.
Të gjithë u akuzuan për importimin e një droge të klasit A të kontrolluar. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa nesër do të dalin para gjykatës.
Shefi i krimeve tha se kjo është një goditje dhe humbje e madhe për grupin e krimit të organizuar që u përpoq ta importonte atë në Mbretërinë e Bashkuar
“Kjo është një sasi e konsiderueshme kokaine që do të përfaqësojë një humbje të madhe për grupin e krimit të organizuar që u përpoq ta importonte atë në Mbretërinë e Bashkuar", u shpreh Derek Evans.
“Me partnerët tanë në Forcën Kufitare dhe Qendrën e Përbashkët të Sigurisë Detare, ne kemi hequr me sukses këtë ngarkesë të dëmshme droge nga tregu kriminal”, shtoi zyrtari i policisë.
Lini një Përgjigje