TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2024, 18:16

Skandali me emigrantët, prokuroria kërkon 6 vite burg për Matteo Salvinin

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me emigrantët, prokuroria kërkon 6 vite burg për Matteo
Matteo Salvini

Matteo Salvini, zv kryministër dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, ka dalë në gjyq i akuzuar i akuzuar për refuzim të akteve zyrtare për rrëmbim dhe pengimin e zbarkimi të 147 emigrantëve nga “Open Arms” në Lampedusa, ngjarje e ndodhur 5 vite më parë. Organi i akuzës ka kërkuar 6 vjet burg për zv.kryeministrin Matteo Salvini,

Shefi i partisë “Lega” akuzohet se u privoi lirinë dhe abuzoi me postin gjatë incidentit të vitit 2019, kur urdhëroi të mos zbarkoheshin prej anijes mbi 150 emigrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe nga organizata “Open Arms”.

“Ne presim drejtësi për vuajtjet e panevojshme që patën të gjithë njerëzit në ato 20 ditë”, tha kreu i OJQ-së spanjolle Open Arms, Òscar Camps.

Një gjykatë në Katania, Siçili, në fillim të këtij viti vendosi të mos gjykojë Salvinin në një rast të ngjashëm, për mbajtjen e 116 emigrantëve në bordin e një anijeje të rojes bregdetare italiane në det për pesë ditë, ngjarje e ndodhur gjithashtu në vitin 2019.

skandali me emigrantet

Lini një Përgjigje