Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në një spital në Pescara në Itali, ku 40 persona, hynë në departamentin e Onkologjisë duke thyer gjithçka që gjenin përpara.
Bëhet me dije se situate doli jashtë kontrollit dhe u desh ndërhyrja e policisë.
Kaosi shpërtheu pasi familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.
“Dënoj fuqishëm aktin e dhunës së ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.
Lini një Përgjigje