TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2024, 10:46

Droga “ngatërron” destinacion, nga duart e trafikantëve përfundon në supermarkete

Shkruar nga Pamfleti

Droga “ngatërron” destinacion, nga duart e trafikantëve

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditët e fundit në Francë, ku një supermarket i madh njoftoi autoritetet se punonjësit e tij kanë gjetur dhjetëra paketime me kokainë në 4 pika të ndryshme në arkat me banane.

Stafi në degët e Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté në Francën lindore u habit kur gjeti 50 kg drogë të fshehura nën paleta me banane dhe ishin të shqetësuar për shëndetin e konsumatorëve nëse kokaina mund të kishte rënë në kontakt me frutat.

Një hetim ka nisur për të zbardhur misterin se si droga përfundoi në raftet e marketit, përmes bananeve kolumbiane, teksa gjithashtu po kërkohet se kush ishin dërguesit dhe pritësit e saj.

Një zëdhënës i rrjetit të markeve “Grand Frais” tha se: “Po punojmë ngushtë me policinë për të siguruar që hetimi të ecë pa probleme dhe që stafi dhe klientët tanë të jenë të sigurt”.

Lini një Përgjigje