TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2024, 09:21

Lufta në Gaza, OKB kritika Izraelit: Nuk dëshironi zgjidhje të konfliktit, kam parë numrin më të lartë të viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, OKB kritika Izraelit: Nuk dëshironi zgjidhje të

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kritikuar Izraelin për “sabotim të përditshëm” të zgjidhjes me dy shteteve. Ai shpreh keqardhje që politikanët izraelitë po shtrembërojnë fjalët e tij për t’u dukur sikur ai po mbështet Hamasin.

Në një intervistë të dhënë së fundi, Guterres tha se mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën në Gaza është “e papranueshme dhe me numrin më të lartë të viktimave që ka parë gjatë mandatit të tij si kreu i OKB-së”.

Guterres i cilësoi ngjarjet në Bregun Perëndimor të pushtuar si “konfiskim të tokës palestineze”, që, sipas tij, përfaqëson sabotim të përditshëm të zgjidhjes së nevojshme me dy shtete.

Lini një Përgjigje