TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2024, 22:20

“Kievi do mbetet një pikë gri në hartë”/ Shtohet ankthi i një lufte të re botërore, Moska kërcënon me armë bërthamore!

Shkruar nga Pamfleti
“Kievi do mbetet një pikë gri në hartë”/ Shtohet
Medvedev-Putin

Kryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka paralajmëruar Kievi do të kthehet “në një pikë të shkrirë gri” nëse zbuten kufizimet kundër përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina...

Rusia ka shtuar dozën e kërcënimeve dhe paralajmërimeve ndaj NATO-s, sa i takon kërkesave të Ukrainës për t’u pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi. Kievi kërkon të marrë raketa për të goditur brenda territorit rus. Deri më tani shtetet e NATO kanë qenë të ndara, pasi nëse Ukraina sulmon Rusinë me raketa perëndimore, mund të kemi një luftë të re botërore.

Pak ditë më parë ishte Vladimir Putin që i dërgoi mesazh të qartë Perëndimit: “Përdorimi i raketave perëndimore me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës për të goditur Rusinë do të nënkuptojë se vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë dhe Moska do të marrë vendimet e duhura".

Por një reagim shumë më i ashpër ka ardhur nga benjamini i tij, Dmitry Medvedev. Kryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka paralajmëruar Kievi do të kthehet “në një pikë të shkrirë gri” nëse zbuten kufizimet kundër përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina.

Ai tha se imbecilët anglosaksonë nuk duan ta pranojnë se “durimi” i Rusisë ka fund, teksa ekspertët kanë sugjeruar se Rusia mund të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës, nëse Moskës i humbet durimi.

Çfarë mendojnë udhëheqësit perëndimorë dhe institucionet e tyre, duke luajtur në luftë, se cili do të jetë reagimi i shtetit tonë ndaj sulmeve të mundshme raketore ‘thellë brenda territorit të Rusisë?’”, shkroi Medevedev, i cili shpesh ka kërcënuar Kievin dhe Perëndimin, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Medvedev tha se një konflikt bërthamor “është një gjë shumë e keqe me një rezultat shumë të vështirë”, duke pretenduar se kjo është arsyeja pse Rusia nuk ka vendosur të përdorë deri në këtë pikë armë bërthamore “jostrategjike apo strategjike”. Megjithatë, ai tha se nëse do të shkohet deri te përdorimi i armëve bërthamore, në vendin ku ndodhet Kievi do të krijohej “një pikë gjigante gri”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje