TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2024, 07:28

Kievi në pritje të miratimit për të përdorur armët, zyrtari i NATO-s: Ukraina ka arsye për të goditur më thellë Rusinë!

Shkruar nga Pamfleti

Kievi në pritje të miratimit për të përdorur

Zyrtari i lartë i NATO-s Admirali Rob Bauer tha se Ukraina do të kishte një arsye të mirë ushtarake për të goditur më thellë Rusinë duke përdorur armë perëndimore.

Në një takim në Pragë të Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut – autoriteti më i lartë ushtarak i aleancës – kryetari i saj Admirali Rob Bauer deklaroi se ligji për konfliktin e armatosur i jepte një kombi të drejtën për të mbrojtur veten dhe kjo nuk ndalet në kufirin e tij.

Ai tha gjithashtu se vendet që ofrojnë armë kishin të drejtë të vendosnin kufizime në përdorimin e tyre.

 “Në aspektin ushtarak, ju i bëni ato sulme sepse dëshironi të dobësoni armikun që ju sulmon në mënyrë që jo vetëm të luftoni shigjetat që ju vijnë, por edhe të sulmoni shigjetarin", u shpreh Rob Bauer.

Kryeministri britanik Keir Starmer u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten, teksa aleatët e Ukrainës diskutojnë nëse do t’i jepnin miratim Kievit për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në Rusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi do të luftonte drejtpërdrejt Rusinë nëse do të lejonte Ukrainën të godiste me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhimit perëndimor.

Lini një Përgjigje