
Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është ankuar sërish këtë të mërkurën se luftëtarët e tij ende nuk po merrnin predha të mjaftueshme nga ministria ruse e Mbrojtjes për të mbështetur përparimin e tyre në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.
Në një deklaratë audio të bërë publike sot, ai shprehet se ministria e mbrojtjes, e cila ka premtuar se do të sigurojë që të gjitha njësitë luftarake të kenë burimet që u nevojiten, thjesht kishte mbajtur disa takime të gjata për çështjen e predhave, por në terren nuk kishte asnjë ndryshim.
“Ne nuk po marrim predha të mjaftueshme, po marrim vetëm 10%. Ne po gërvishtemi me një sasi minimale predhash," tha ai, duke thënë se mercenarët e tij megjithatë po vazhdonin të përparonin në Bakhmut”, tha Prigozhin, raporton Reuters.
Prigozhin tha se udhëheqja ruse i kishte kërkuar ministrisë së mbrojtjes që të kontrollonte statusin e kërkesës së Wagner-it, por burokracia nënkuptonte se procesi ishte i ngadaltë.
Kujtojmë se në fund të javës së kaluar, Prigozhin postoi një video të mbushur me sharje drejtuar zyrtarëve të lartë të ushtrisë ruse ndërsa qëndronte në atë që dukej të ishte një fushë me kufoma ruse.
Ai akuzoi zyrtarët se rrinë kot në zyrat e tyre ndërsa trupat e tij vdisnin. Më pas ai kërcënoi publikisht se do të tërhiqte forcat Wagner nga Bakhmut, një qytet ukrainas që Rusia ka kaluar dhjetë muaj duke u përpjekur ta marrë. Por Rusia më pas i premtoi atij furnizime pa limit dhe ai u tërhoq nga vendimi, por mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar.
Lini një Përgjigje