TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2023, 13:46

Dialogu me Kosovën, Vuçiç vë kushte: Normalizimi i marrëdhënieve varet nga formimi i Asociacionit

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu me Kosovën, Vuçiç vë kushte: Normalizimi i
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se i normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto komente ai bëri pas takimit që pati me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.


“E falenderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Prishtinën, kam theksuar edhe një herë se procesi i normalizimit varet nga formimi i asociacionit të komunave serbe”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

Kryeparlamentari austriak gjatë së hënës qëndroi për vizitë në Kosovë. 

vuçiç kosova asociacioni

Lini një Përgjigje