
Një operacion kundër trafikut të drogës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sardenjë të Italisë, në provincat e Cagliari, Nuoro dhe Sassari.
'Tgcom' raporton se dy organizata kriminale janë çmontuar e si pasojë, kanë përfunduar në pranga 27 persona.
Gjatë operacionit, ku u përfshinë mbi 200 policë, u sekuestruan 36 kilogramë kokainë e pastër dhe u dokumentua trafikimi për një xhiro mbi 25 milionë euro.
Hetimi, i kryer nga ekipi celular i Cagliarit dhe i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Distriktit të Cagliarit, zgjati dy vjet. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth këtij operacioni, e nëse ka shqiptarë të arrestuar.
Lini një Përgjigje