
Nuk kanë fund telashet për ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Gjykata federale e Manhatanit doli në përfundimin se Donald Trump duhet t’i paguajë rreth 5 milionë dollarë dëmshpërblim E. Jean Carroll për pretendimin e saj se është abuzuar seksualisht.
Donald Trump abuzoi seksualisht me Carroll në një dyqan në Nju Jorkut në vitet 1990, sipas gjykatës.
Po ashtu trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se Donald Trump ka shpifur ndaj E Jean Carroll në një postim të tetorit 2022 në Truth social, ku ai i quajti akuzat e saj një “mashtrim”, shkruan BBC.
Zonja Carroll, 79 vjeç kishte pohuar se ish-presidenti amerikan e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje në një dyqan në Manhattan në mesin e viteve 1990. Ish-gazetarja dhe shkrimtarja E. Jean Carroll e ka akuzuar zotin Trump për përdhunim. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në një dyqan luksoz në Manhatan në vitin 1996.
Zoti Trump, i cili nuk pranoi të dëshmonte në sallën e gjyqit, i ka hedhur poshtë akuzat e zonjës Carroll dhe ka shtuar se nuk e njeh fare atë.
Për shkak se kjo ishte një çështje civile, zoti Trump nuk përballet me pasoja penale.
Pretendimi i zonjës Carroll për shpifje ka të bëjë me një postim të tetorit 2022 në “Truth”, në të cilin ai i quajti akuzat e saj një "punë të plotë mashtrimi" dhe "një gënjeshtër".
Në fjalët përmbyllëse të hënën, avokatët e zonjës Carroll thanë se zoti Trump "as nuk e kishte marrë mundimin të paraqitej personalisht" në gjyq dhe e quajtën atë "dëshmitar kundër vetvetes".
Gjatë gjyqit, anëtarëve të jurisë iu shfaq gjithashtu një depozitë nga zoti Trump duke ngatërruar zonjën Carroll me ish-gruan e tij Marla Maples në një fotografi - për të cilën avokatët e zonjës Carroll thanë se minon argumentin e ish-presidentit se ajo nuk ishte tipi i tij.
Gjatë dëshmisë së saj, 79-vjeçarja E. Jean Carroll” tha se ajo u takua rastësisht me zotin Trump, në dyqanin ‘Bergdorf Goodman’ përballë kullës Trump. Ajo tha se fillimisht ata po bënin shaka, duke ngacmuar njëri-tjetrin për të provuar disa të brendshme që shiste dyqani. Por më pas, zoti Trump hyri në dhomën e saj zhveshjesh, ku, sipas saj edhe e përdhunoi.
Avokati Tacopina u tha anëtarëve të jurisë se nuk kishte asnjë arsye për të thirrur zotin Trump si dëshmitar, në një kohë kur zonja Carroll as që e mbante mend se kur kishte ndodhur incidenti i pretenduar me zotin Trump.
Ai tha se zonja Caroll i sajoi akuzat, duke i kopjuar ato nga seriali televiziv “Laë and Order”, i vitit 2012, në një episod të të cilit, një grua përdhunohet në dhomat e zhveshjes, në seksionin e të brendshmeve, të dyqanit ‘Bergdorf Goodman’.
Në dëshminë e tyre në gjyq, dy nga miqtë e zonjës Carroll thanë se ajo u kishte treguar atyre rreth asaj që kishte ndodhur me zotin Trump, pak pas incidentit, dhe shumë vite përpara se të transmetohej seriali “Laë and Order”.
Lini një Përgjigje