TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2023, 14:12

"Do të t’i shkulim dhëmbët", kreu i grupit Wagner kërcënon presidentin francez

Shkruar nga Pamfleti

"Do të t’i shkulim dhëmbët", kreu i grupit Wagner

Kreu i organizatës famëkeqe mercenare ruse 'Wagner Group', Yevgeny Prigozhin ka kërcënuar drejtpërdrejt presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Duke lënë mënjanë përplasjet me udhëheqjen ushtarake ruse, Prigozhin filloi kërcënimet ndaj Macron me rastin e miratimit unanim të një rezolute nga Asambleja Kombëtare Franceze, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të fusin në listën e organizatave terroriste grupin Wagner.

“Ne mund të shkulim dhëmbët e kalbur nga ato gojë të liga. Ne mund t’i shkulim dhëmbët Macronit dhe në përgjithësi kujtdo që hedh baltë në grupin Wagner”, tha Prigozhin.

Mercenarët e organizatës së Prigozhinit kanë qenë aktivisht të përfshirë në pushtimin rus të Ukrainës, pavarësisht kundërshtimit të shefit të tyre ndaj zyrtarëve të mbrojtjes ruse, dhe veçanërisht në betejën për kontrollin e Bakhmutit.

presidenti francez wagner kercenim

Lini një Përgjigje